
|
NDIHME DHE RIINTEGRIM PER HANDIKAPATET |
|
Ne
baze te ligjit te vitit 1901, nr. i regjistrimit : 091 3012 396 7bis rue Henri Gilbert 91300 Massy FRANCE Tel. :
01. 69. 30. 61. 20
Fax : 01. 69. 20. 80.61 e-mail : bea.et.arha@wanadoo.fr Site : arh-albanie.org |
NDIHME DHE RIINTEGRIM PER HANDIKAPATET E SHQIPERISE
SHOQATE HUMANITARE NE BAZE TE LIGJIT TE VITIT 1901
Sa njerez e njohin Shqiperine, e gjejne ate ne harte, dine emrin e
kryeqytetit te saj? Kush kujtohet ne Evrope per kete vend te izoluar nga bota,
te mbyllur ne kufijte e saj per me shume se 40 vjet?
Ky vend, i cliruar i fundit nga regjimi diktatorial qe shtypte vendet e
Lindjes, hyri ne menyre brutale ne te perditshmet tona pas viteve ’90, mbas
sulmit qe iu be ambasadave te huaja ne Tirane dhe eksodit drejt Italise.
Duke pare kaosin ekonomik te vendit te tyre shumica e shqiptareve qe kam
takuar urojne te perfitojne nje ndihme efikase e afatgjate, pasi gjithcka duhet
rindertuar : Shendeti, Higjena, Siguria, Transportet, Edukimi, Ndihma sociale,
etj.
Ne fund te misionit tim me Kryqin e Kuq francez vendosa te rikthehem ne
Shqiperi me nje projekt : hapjen e nje qendre pritjeje dhe ndihme me ane te
punes.
Per kete qellim ne krijuam N.R.H.SH.
(Ndihme dhe Riintegrim per
Handikapatet e Shqiperise )
N.R.H.SH. ka per synim
t’i vije ne ndihme cdo personi handikapat, qe vuan fizikisht dhe moralisht e qe
eshte ne veshtiresi integrimi per shkaqe ekonomike. Kjo gje ka ne themel
veprimin e bazuar ne respektin e dinjitetit njerezor dhe bazohet ne vlera
solidariteti, paanshmerie dhe barazie.
N.R.H.SH. ekziston fale
bujarise se donatoreve te vecante, te ndermarrjeve si dhe fale vullnetit te
shqiptareve qe takuam ne vitin 2000 dhe qe ishin te gatshem te ndiqnin
projektet tona.
Ky vullnet nga njera ane, dhe bujaria nga ana tjeter, tregojne shpresen per
nje zhvillim te metejshem.
BEATRICE
LAFONT